27.5 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Tubohen malazezët për protestën e tretë masive: Kurrë Mali i Zi s’do të bëhet siç e ëndërron Vuçiqi

Qytetarë të shumtë tashmë ndodhen para Kuvendit të Malit të Zi, ku së shpejti duhet të nisë tubimi i tretë protestues “Ima nas”.

Në fillim të takimit, qytetarë të shumtë i përshëndeti aktivisti qytetar, Predrag Vushurovic, i cili kujtoi se peticionin për zgjedhje të parakohshme e kanë nënshkruar 35 mijë qytetarë.

“Ky nuk do të jetë kurrë Mali i Zi për të cilin Vuçiq ëndërron”, theksoi ai.

Organizatorët sapo kanë bërë të ditur se në Podgoricë ende po vijnë qytetarë nga qytetet tjera.

“Nuk e japim Kushtetutën, duam zgjedhje”, “Jo shërbëtorëve të Vuçiqit” dhe “Nuk të japim Malin e Zi” janë disa nga pankartat e mbajtura nga pjesëmarrësit në tubim.

Në hyrjet e Podgoricës ende ka turma të mëdha, ndërsa qytetarët nga komunat tjera vazhdojnë të vijnë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...