22.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Turbulenca të forta në fluturimin nga Katari për në Irlandë, raportohet për të lënduar

Gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë lënduar për shkak të turbulencave në një fluturim nga Doha e Katarit për në Dublin të Irlandës.

“Fluturimi QR107 i Qatar Airways nga Doha u ul në mënyrë të sigurtë, siç ishte planifikuar, në Aeroportin e Dublinit”, tha në një deklaratë Autoriteti i Aeroportit të Dublinit.

Por, bëhet e ditur se gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kanë raportuar për lëndime pasi aeroplani përjetoi turbulenca ndërsa fluturonte mbi Turqi.

Siç raportohet, pas aterimit aeroplani u prit nga shërbimet e urgjencës, duke përfshirë Policinë e Aeroportit dhe Departamentin e Zjarrfikësve.

“Ekipi i Aeroportit të Dublinit vazhdon të ofrojë ndihmë të plotë në terren për pasagjerët dhe stafin e linjës ajrore”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, lajmi vjen pasi një pasagjer vdiq dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një fluturimi me linjën ajrore Singapore që përjetoi turbulenca të forta.

Fluturimi nga Londra për në Singapor hasi në turbulenca aq të forta sa që u detyrua të kryejë ulje emergjente në Tajlandë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...