27.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Turqia e eliminon Austrinë, kualifikohet në çerekfinale

Turqia është çerekfinalistja e tetë dhe e fundit e Euro 2024. Turqit mposhtën ngushtë 1:2 Austrinë në 1/8 e finales

Merih Demiral ishte heroi i Turqisë, që shënoi të dy golat.

Qysh në minutën e parë, Demiral u gjend bukur pas një tollovie në zonë dhe shënoi për 0:1. E në minutën e 59-të, Demiral shënoi sërish një gol me kokë, pas harkimit të Arda Guler.

Shtatë minuta më vonë, Gregoritsch shënoi për 1:2 për të ngushtuar epërsinë.

Deri në fund, Austria tentoi të shënonte golin e barazimit, por nuk ia doli dot. Kësisoj, në çerekfinale, Turqia do të përballet me Holandën, që sot e eliminoi Rumaninë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...