Twitteri ka shënuar rritje të hovshme ditëve të fundit.
Drejtori i këtij rrjeti social, Elon Musk, ka bërë të ditur se brenda pak minutave janë regjistruar 8 miliardë përdorues.
Kjo platformë po rritet shpejt. Sapo kapërceu shifrën e 8 miliardë eurove të përdoruesve në ditë, Nga njerëzit më me ndikim, më të zgjuarit në Tokë”, shkroi ai.
Musk ka paralajmëruar se Twitteri do të ketë disa ndryshime në sistem, për t’ua lehtësuar përdoruesve qasjen.
Ditë më parë Twitteri ka marrë vendim që ta largojë verifikimin e dyfishtë nga llogaritë e përdoruesve që s’e kanë paguar pakon “Twitter Blue”.
Ky rrjet po i paralajmëron përdoruesit që ta heqin vetë këtë sistem verifikimi, ose në të kundërtën mund ta humbasin llogarinë deri më 19 mars. /Njeshi/