3.3 C
Pec
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Tymi i 1000 zjarreve në Kanada mbërrin në ShBA

Mijëra banorëve të zonës së njohur si Territoret Veriperëndimore të Kanadasë iu është kërkuar të evakuohen për shkak të flakëve.

Kryeqyteti i këtij rajoni, Jellouknajf dhe disa pjesë tjera, po përballen me të paktën 236 zjarre që janë regjistruar andejpari.

Të paktën 20 mijë banorë janë që duhet të largohen me patjetër, pasi flakët po përparojnë drejtë qytetit dhe të cilat po e bllokojnë edhe rrugën kryesore.

236 zjarret e regjistruara në këto territore bëjnë pjesë në 1 mijë zonat e përfshira nga flakët në gjithë Kanadanë. Autoritetet thanë se ky është sezoni më i keq përsa i përket këtij problemi.

Tymi i zjarreve kë mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë edhe atje ndotje të rrezikshme dhe duke përkeqësuar cilësinë e ajrit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...