15.8 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe. Jankoviq tani ndodhet rrugës për në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari.

Jankoviq ishte ndaluar më 17 prill në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – që lidh Kosovën me Serbinë. Po atë ditë edhe 10 zyrtarë të tjerë policor kishin qenë cak i ndalimit. Përveç Jankoviqit, të tjerët ishin liruar nga autoritetet e Brendshme të Serbisë.

Sipas MPB-së, Jankoviq akuzohej për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla tha se ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë nga më të rëndësishmet ndërkombëtare. Për verpimet e Serbisë, kishte pasur reagime të ashpra edhe nga ndërkombëtarët.

Departamenti amerikan i Shtetit me 18 prill i kishte bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Sipas autoriteteve kosovare, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...