6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

“U bë e tepërt, më është lodhur shpirti” – Gani Gërmia i zhgënjyer kërkon të largohet pas videos që iu publikua në spektakël

Gani Gërmisë i është publikuar një video gjatë spektaklit të natës së sotme (e hënë), për të cilën mbeti i habitur dhe i zhgënjyer jashtëzakonisht shumë.

Atij iu prezantua një klip, ku bie në kontradikta me fjalët dhe veprimet në këtë reality shou Pas klipit, gazetari e humoristi tha se është i zhgënjyer dhe se dëshiron ta lë menjëherë garën.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk e kam asnjë fjalë të vetme për këtë video-montazh. Ishte kënaqësi ky reality shou, jam i zhëgnjyer për këtë video. Unë e lë këtë reality shou këtu”, u shpreh ai. Ganiu vazhdoi: “U bë e tepërt, më është lodhur shpirti. Gjithçka përfundoi prej anës time. Sinqerisht nuk ka vend për diskutim më andej. Unë këtu i ndaj rrugët për banorët”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai tha se të gjithë kanë video të tilla, por që e falënderon produksionin për videon që iu dedikua. “Dua t’i kërkoj falje, audiencës, publikut që po më ndjek. Dua të vij në studio t’ua marrë hallallin”, theksoi mes tjerash ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...