Deputeti i Partisë Demokratie të Shqipërisë Ervin Salianji është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pasi një ditë më parë u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit në lidhje me çështjen “Babalja”.
Ai ka folur për mediat para se të vetëdorëzohet dhe ka thënë se do ta vazhdojë vetejën nga qelia.
“Çdo përpjekje që kam bërë është për të mirën, për interesin publik. Gjatë diskutimeve që ju i keni raportuar, dhe për këtë doja të bëja një komunikim, grupi ka vendosur të ngujohej për shkak se ky është një vendim politik që ne nuk e njohgm, por unë jam shprehur që do të përballem edhe me këtë pengmarrje banditeske. Do ta bëj betejën aty, shpresoj të frymëzoj gjithë qytetarët. E vërteta nuk ka çmim dhe e vërteta në fund do të triumfojë. Sot nuk kam dashur të lajmëroj asnjëlloj forme të protestës. Miqtë që kanë lajmëruar për të qenë janë të mirëpritur, por nuk është një protest. Ju falenderoj ju mediat që keni qenë aleat të rëndësishëm në gjithë rrugëtimin, do të shihemi së shpejti”, tha Salianji./Njeshi/