2.3 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

U ekzekutua në rrugë, varroset sot Nysret Cena

Ish-veterani i UÇK-së, Nysret Cena do të varroset sot.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Kaçanik të Vjetër në orën 15:00.

Ish- veteran i UÇK’së u ekzekutua me breshëri plumbash brenda veturës së tij pak para mesnatës derisa ishte duke vozitur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Atentati ndaj tij dyshohet se ishte i planifikuar pasi që momentin kur u ekzekutua, vetura që po dyshohet se ka kryer krimin kishte ndezur sinjalizuesit. E njëjta veturë ka tejkaluar veturën e shënjestruar duke shtënë disa herë.

Këtë e faktojnë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga një objekt në afërsi të vend ngjarjes.

Ndërsa vetura që po dyshohet se ka kryer aktin është gjetur e djegur në një lokacion tjetër jo shumë larg  vendit të krimit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...