11.7 C
Pec
E shtunë, 2 Dhjetor, 2023

U evakuuan mijëra njerëz, Singapori hedh në erë një bombë të Luftës së Dytë Botërore

Specialistët e ushtrisë së Singaporit shpërthyen një bombë prej 100 kilogramësh të epokës së Luftës së Dytë Botërore të gjetur në një kantier ndërtimi.

Më shumë se 4,000 njerëz, u evakuuan nga banesat aty pranë, për shpërthimin e kontrolluar të martën në Singapor.

Bomba ajrore e pashpërthyer u zbulua javën e kaluar ku po ndërtohej një godinë në periferinë verilindore të qytetit, Bukit Timah, tha policia.

Një re e madhe u pa lart të martën në mëngjes, ndërsa ekspertët e asgjësimit të bombave kryen të parin nga një seri shpërthimesh.

Para shpërthimit, oficerët ushtarakë u panë duke vendosur thasë me rërë rreth zonës.

Policia kishte paralajmëruar banorët që të mos alarmoheshin nga shpërthimi i fortë dhe të shmangnin zonën.

Pajisja ka të ngjarë të përmbajë rreth 47 kilogramë eksploziv, mjaftueshëm të fortë për të shkatërruar një bllok apartamentesh, raportojnë mediat lokale.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...