Një grua ka humbur jetën në spital pasi u gjet e braktisur anash rrugës në aksin “Fier-Lushnjë”. Sipas policisë, dyshohet se gruaja e paidentifikuar, është lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor. Ajo është konstatuar nga policia dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit por s’ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen./abcnews.al/Njeshi/