Në varrezat e qytetit në Pejë, në ora 14:00, para qindra qyetarëve ju dha lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Gashi nga Peja, viktima të aksidentit të së Dielës mbrëma, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë.
Zarife, Agim dhe Gyltene Gashi u varrosën sot me ceremoni fetare, ndërsa dhembja që ka kapluar qytetin e Pejës mbetet e madhe.
I ndjeri Agim Gashi, ishte gastronom i njohur ndër vite në qytetin e Pejës dhe shumë i respektuar, ndërsa bashkëshortja e tij e ndjerë Gyltene Potoku – Gashi ishte edukatore/mësuese e respektuar në Institucionin parashkollor ‘Pëllumbat e Paqes’ në Pejë.
Në mbrëmjen kritike, për rastin reaguan me Telegrame ngushëllimi, për rastin tragjik, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, ish-kryetari i Pejës dhe kryetar i AAK-së në këtë komunë Ali Berisha dhe kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ të Pejës Taulant Kelmendi.
‘RADIO 1’ dhe ‘Njeshi’ edhe njëherë shprehë ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave./Njeshi&RADIO 1/