-1.1 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

U lëndua në aksident gjatë operimit në sanimin e dëmit në Ibër-Lepenc, Prebrezës i uron shërim zv/Ministri Mjeku

Valon Prebreza, Drejtor i Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, në Ministrinë e Ekonomisë, kishte pësuar aksident të rëndë me 30 Nëntor, në operim e sipër të parandalimit të pasojave të synuara të sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Pas trajtimit mjekësorë, Prebreza ka arritur rehabilitim nga lëndimet serioze dhe po rimëkëmbet.

Ka qenë numri dy i Ministrisë së Ekonomisë, zv/Ministri Getoar Mjeku, që sot ka pritur në vizitë Prebrezën, në ambientet ministrore.

‘Kolegu Valon Prebreza, drejtor i Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, ishte vendimtar në përpjekjet tona me i parandalu pasojat e synuara të sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor. Mëngjesin e 30 nëntorit, ndërsa po kthehej në shtëpi, Valoni pati aksident të rëndë me veturë. Ai po e merr veten dhe sot na vizitoi në zyrë.’-shkruan Mjeku./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...