10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

U lëndua në ndeshjen ndaj Cadizit, mësohet se kur do rikthehet Modric

Përkundër faktit që shumë lojtarë po i mungonin, Real Madridi ‘shkatërroi’ Cadizin këtë vikend, duke siguruar një fitore me rezultat 3-0 në udhëtim.

Si rrallëherë këtë sezon, Luka Modric e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe u ngarkua me detyrën për të kontrolluar gjërat në mesin e fushës.

Por, kjo sfidë u ndërpre në gjysmë për veteranin kroat pasi ai pësoi një lëndim muskulor dhe u desh të zëvendësohej.

Menjëherë pas ndeshjes u raportua se goditja që mori Modric nuk ishte diçka serioze dhe se mesfushori do të rikthehet në aksion shumë shpejtë.

Sidoqoftë, një raport i gazetarit Arancha Rodriguez ka zbuluar se Modric me shumë gjasë do t’i humbasë dy ndeshjet e radhës për shkak të këtij lëndimi.

Kroati pritet të mungojë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve të mërkurën si dhe në sfidën ndaj Granadas në vikend.

Fatmirësisht për Real Madridin, ata tashmë kanë ‘prerë’ biletën e kualifikimit në raundin tjetër të këtij kompeticioni, që do të thotë se mungesa e Modric mund të shërbejë si arsyetim për Ancelottin për të futur në fushë lojtarë që nuk kanë pasur shumë minuta.

Modric mund të rikthehet në dispozicion të Ancelottit javën e ardhshme kur Real Madridi do të ketë një punë të vështirë në udhëtim ndaj Real Betisit.

Emra si Ceballos dhe Nico Paz janë kandidatë potencialë për të mbuluar mungesën e 38-vjeçarit në këto ndeshje që pritet të jetë jashtë fushës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...