4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

U nda nga jeta në rrethana misterioze, aktivitetet e sotme për nderimin e aktivitstit të LVV-së Astrit Dehari

Në rrethana ende misterioze, është ndarë nga jeta në nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari Akstivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ndodhej në burgun e Prizrenit, pasi mbi të rëndonte akuza, se ka hedhur mjete shpërthyese, në drejtim të Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, derisa ndodhej në çeli, kur të tjerët ishin në pushimin ditor, ai ka humbur jetën në rrethana të pasqaruara, ndërsa në trupin e tij kishte lëndime të konsiderueshme.

Derisa, në fillim është raportuar si vetëvrasje, familjarët dhe bashkëpunëtorët e Deharit, e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se atë e kanë vrarë, brenda ambienteve të burgut.

Hetime të shumta janë bërë deri më tani, lidhur me zbardhjen, e vdekjes së Astritit, por ende nuk i është dhënë një fund kësaj çështje.

Ditën e sotme, kur bëhen tët vjet që Dehari më nuk është në mesin e të gjallëve, janë organizuar disa aktivitetet, në nderim të jetës së tij.

Aktivitete e sotme, të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje:

5 nëntor 2024, e martë

– 09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit, vendi: Zllatar;

– 11:00 – Dhurimi vullnetar i gjakut, vendi: Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (Rr. Behije Dashi, Prishtinë);

– 17:30 – Aktivitetet:

• Ndezja e qirinjve te Murali për Astrit Deharin, vendi Kino ABC, (Rr. Rexhep Luci, Prishtinë);

• Përmes performancës nga një balerinë përkujtojmë sakrificën dhe shembullin e aktivizmit të Astrit Deharit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...