14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

U ndanë shpërblimet “BAFTA” me një ceremoni virtuale

Të dielën mbrëma u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “BAFTA”, e cila këtë vit u zhvillua në formatin virtual.

Filmat “Nomadland” dhe “Promising Young Woman”, ishin ndër fituesit kryesorë të mbrëmjes.

“Nomadland” u shpall “Filmi më i mirë i vitit” dhe e fitoi shpërblimin për kinematografinë më të mirë, aktorja protagoniste e filmit, Frances McDormand, u nderua me çmimin “Aktorja më e mirë” dhe regjisorja Chloe Zhao u shpall “Regjisorja më e mirë”.

Kurse filmi “Promising Young Woman” me protagoniste aktoren, Carey Mulligan, triumfoi në kategoritë, “Filmi më i mirë britanik” dhe “Skenari më i mirë origjinal”.

Me çmimin “Aktori më i mirë” këtë vit u nderua ikona e hollywoodit, Anthony Hopkins, i cili u vlerësua lartë për performancën e tij në filmit “The Father”.

Shpërblimi special për kontribut të jashtëzakonshëm në kinematografi iu nda aktorit, Noel Clarke, ndërsa me çmim për arritje jetësore u vlerësua regjisori Ang Lee.

Ndër yjet e tjerë të nderuar gjatë natës ishin: Yuh-Jung Youn e cila u shpall “Aktorja më e mirë në rol dytësor” për performancën e saj në filmin “Minari”, dhe Daniel Kaluuya i cili u nderua me çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor” për rolin në filmin “Judas And The Black Messiah”.

Filmat e shpërblyer në kategoritë tjera të ceremonisë “BAFTA” ishin: “Ma Rainey’s Black Bottom”, “Sound Of Metal”, “Mank”, “Soul”, “Tenet” dhe të tjerë.

Shpërblimet e përvitshme “BAFTA” i ndanë Akademia Britanike e Filmit dhe Televizionit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...