10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

U ndau medalje, Osmani i quan heronj paqeruajtësit finlandez

Në Pallatin Presidencial në Helsinki, një ditë më parë presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, e cila qëndroi për vizitë zyrtare në Finlandë ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës.

Sipas presidentes kjo u bë në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it.

“Paqeruajtësit janë heronjtë që bëjnë të mundur paqen, edhe kur është e vështirë. Faleminderit Finlandës dhe çdo ushtari finlandez për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit!”, ka shkruar Osmani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...