10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

U përkujtua Dëshmorja e kombit Myrvete Maksutaj, në 25 vejtorin e rënies

Është përkujtuar sot në Pejë, me nderime e homazhe tek përmendorja në vendin e rënies, në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, dëshmorja e kombit Myrvete Maksutaj, sot në 25 vjetorin e rënies.

Nga personalitetet publike, homazhe janë parë duke bërë Dr. Ali Berisha i AAK-së dhe deputetja e Kuvendit nga PDK Ganimete Musliu.

Homazhe kanë bërë edhe ushtarak.

Lajmi bëhet i ditur nga Zyra për Informim e Spitalit.

‘Në 25 vjetorin e rënies së dëshmores Myrvete Maksutaj, tek vendi i rënies në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ku gjendet edhe lapidari i dëshmores së kombit, sot u vendosën lule dhe u bënë homazhe nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë të prirë nga Drejtori Ekzekutiv Dr.Fazli Shala, pastaj familjaret e dëshmores, bashkëluftëtarët, FSK-ja si dhe personalitete të rëndësishme të luftës çlirimtare dhe jetës publike.’/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...