16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

U plagos në kokë gjatë sherrit me sende të forta në Tiranë, 19-vjeçari është djali i ish-deputetit demokrat

19-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pranë një kompleksi në zonën e Farkës në Tiranë mësohet se është djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.Kristi Fufi ndodhet në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi dyshohet se u godit me bisht fshese në kokë.

Pas sherrit ishte vetë Fufi që shkoi të denonconte rastin.Dyshohet se personat e përfshirë kanë pasur edhe armë zjarri, por nuk i kanë përdorur.Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në sherr.“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, sipas njoftimit zyrtar të policisë, raporton Tch./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...