4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

U plagos nga vëllai në Suharekë, gjendja e dhjetëvjeçarit është stabile dhe po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë

Një rast i rëndë, ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Suharekë, ku një fëmijë u plagos aksidentalisht me pushkë të gjuetisë nga vëllai i tij i mitur.

Policia njoftoi se viktima u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor emergjent dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, për shkak të seriozitetit të lëndimeve.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka bërë të ditur për Telegrafin se gjendja e fëmijës është stabile, dhe se i njëjti është 10 vjeçar.

Syla gjithashtu theksoi se i njëjti pas interventimit është dërguar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Një 10 vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit kirurgji vaskulare, ortopedisë dhe kirurgjisë plastike është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit, gjendja është stabile”, ka thënë Syla.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa prokurori është informuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet hetimore. /Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...