16.7 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

U raportua se po kërkohet nga Serbia, koloneli i policisë: Zyrtarisht nuk jam në dijeni, por nuk pritet më mirë

Koloneli i policisë së Kosovës, Lumni Graishta, u raportua se po kërkohet nga Serbia bashkë edhe me disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 30 korrik, Serbia e ka dërguar një listë në Interpol, në mesin e të cilëve është edhe emri i kolonelit të Policisë së Kosovës.

Graishta tha për Klankosova.tv se “zyrtarisht nuk është në dijeni”.

“Edhe unë e kam lexuar në media lajmin se po kërkohem. Zyrtarisht nuk kam ndonjë informacion, por për neve nuk pritet më mirë nga Serbia”, tha Graishta.

Koloneli si i ri ka qenë i angazhuar në luftën e fundit në Kosovë si pjesëtar i UÇK-së. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...