28.6 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

U vra nga pronari, gjendet në përroin e Gjipesë trupi i recepsionistit të hotelit në Dhërmi

Është gjetur në Gjipe trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit i cili u vra në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga pronari i hotelit.

Trupi i pajetë u gjet në përroin e Gjipesë mes Vunoit dhe Dhërmiut. Bashkëpronari i hotelit në Dhërmi e ka qëlluar 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi me dy plumba në shkallët e hotelit ku ai punonte si recepsionist.

Më pas autori Geraldo Shehu i ka kërkuar dy punëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh.

Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin, më pas e ka vrarë ndërsa motivet ende nuk janë të qarta. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...