Kompania Huawei vazhdon të jetë e ndaluar që të instalojë pajisje të teknologjisë 5G në SHBA, ndërsa prodhuesit amerikanë janë autorizuar për të prodhuar mikroçipe për ndërmarrjen kineze të telekomunkimit.
Presidenti kinez, Xi Jinping ka kërkuar nga administrata amerkikane të ulë presionet mbi Huawei, por asgjë nuk ka ndryshuar në këtë derejtim pasi që zyrtarët amerikanë e kanë vlerësuar ndërmarrjen Huawei si të rrezikshme për sigurinë në SHBA, dhe se bashkëpunimi i kësaj kompanie me Qeverinë Kineze është evidente.
Në arsyetimin e administratës amerikane është thënë se kompanisë Huawei, i është kërkuar që të përdorë mikroçipe të teknolgjisë me të dobët që nuk përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.