29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut ta pranojë marrëveshjen e propozuar nga Amerika

Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid, i ka bërë thirrje krryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut që të pranojë marrëveshjen e armëpushimit, të vendosur nga ShBA mbrëmë.

“Qeveria izraelite nuk mund të injorojë fjalimin domethënës të presidentit Biden. Ka një marrëveshje në tavolinë dhe duhet bërë ” shkroi ai në X.

Ai sugjeroi gjithashtu se do të ndihmonte për të mbështetur qeverinë nëse Netanyahu përballet me kundërshtimin e politikanëve të ekstremit të djathtë.

“I kujtojmë Netanyahut se ai ka një rrjet sigurie nga ne për marrëveshjen e pengjeve nëse Ben Gabir dhe Smotrich largohen nga qeveria”, tha Lapid, raporton Sky News,/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...