10.2 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Udhëheqësit e lartë të FSK-së bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

Në kuadër të organizimeve shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, së bashku me udhëheqësit shtetërorë, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kjo ceremoni u pasua nga nderime dhe homazhe nga udhëheqësit e lartë të FSK-së, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, një vend simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Ky vend historik, i njohur si simbol i rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, shërben si një kujtesë e përhershme e rrugës së vështirë por të lavdishme që vendi ynë ka kaluar. Homazhet ishin një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në themelimin e shtetit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...