Ideja origjinale për SAOT ishte që teknologjia të prezantohej për herë të parë në Kupën e Botës në Katar.

Megjithatë, UEFA konfirmoi sot se SAOT do të debutojë në garat e saj në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Eintracht Frankfurt, që do të luhet në Helsinki.

Gjithashtu është konfirmuar se SOAT do të përdoret në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2022/23, ndaj do të kemi mundësinë të shohim teknologjinë e re të pozitë jashtë loje edhe para Botërorit.

Kujtojmë se SAOT është një teknologji që do të vendosë për situata jashtë loje në teknologjinë 3D, dhe nga pamja e incizimeve është shumë e ngjashme me atë që ndodh në tenis.

Dhjetë kamera do të kapin 18 “pika” në trupin e lojtarit në çdo kohë, duke monitoruar çdo lëvizje të tij me deri në 50 goditje në sekondë.

Me ndihmën e teknologjisë më të avancuar, vendimet do të merren përmes sistemit VAR nëse një lojtar ishte në pozitë jashtë loje.