8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

UEFA identifikon ndeshjen me rrezikshmëri të lartë për Euro 2024 – tifozët e këtij vendi janë “kafshë”

Pas shortit të grupeve të së shtunës në Euro 2024, UEFA po identifikon ndeshjet me rrezik të lartë, e para prej të cilave u gjet në përplasjen mes Serbisë dhe Anglisë në Gelsenkirchen më 16 qershor.

Mediumi spanjoll “AS” shkruan se tifozët nga të dy vendet konsiderohen të rrezikshëm dhe kanë një histori e gjatë e trazirave në ndeshjet e klubeve dhe kombëtareve në të gjithë Evropën.

Kjo ndeshje të kujton përplasjen mes Anglisë dhe Rusisë në Marsejë në Euro 2016, kur tifozët e tyre patën betejën e tyre që përfundoi me lëndime dhe arrestime të shumta.

“Tani ka serbë në vend të rusëve dhe fotografia është e ngjashme”, shkruan AS.

“Ora e ndeshjes është në 21:00 dhe kjo do të thotë se do të konsumohet shumë alkool gjatë ditës, dhe meqë është ndeshja e parë e turneu, kjo rrit pasigurinë sepse ultrasit më të rrezikshëm nuk do të jenë ende nën kontroll”.

Padyshim se një gjë e tillë pritet nga tifozët serbë, që janë të padisiplinuar dhe gjithmonë tentojnë të prishin organizime të UEFA-s dhe FIFA-s, ndërsa përshkruhen edhe si “kafshë” nga mediumi spanjoll.
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...