Matematikani amerikan dhe fizikani Louis Crane ka botuar një teori shumë interesante dhe disi të pabesueshme se ekziston një qytetërim i avancuar i huaj në univers që udhëton me anije kozmike që mbushet me rrezatim nga vrimat e vogla të zeza.
Sipas Crane, alienët kanë hedhur materie në vrimat e vogla të zeza dhe prej saj fituan energjinë e nevojshme për të lëvizjen e fluturakeve, transmeton KosovaPress.
Ajo që në veçanti tërhoqi vëmendjen e komunitetit shkencor është supozimi i Crane që astronomët mund të gjejnë gjurmët e këtyre anijeve aliene duke përdorur teleskopin gama. Ai është i bindur se anijet kozmike të tilla lënë pas rrezet gama që teleskopët si Fermi Space mund t’i zbulojë dhe kështu të provojnë teorinë e tij.
Nëse një qytetërim i përparuar ka anije kozmike të tilla, teleskopët gama mund të zbulojnë gjurmët e tyre, beson Crane, i cili konsideron se shkencëtarët tashmë kanë gjetur gjurmë të tilla, por nuk kanë mundur të gjejnë një shpjegim.
Ai gjithashtu beson se një qytetërim i tillë i avancuar i huaj do të ishte i aftë të prodhonte një vrimë artificiale të zezë duke përdorur rreze laseri gama.
Duke pasur parasysh se shkencëtarët në të kaluarën kanë marrë frymëzim për shpikjet dhe teoritë e tyre nga veprat shkencore-fantazive, teoria e Crane-it mund të jetë edhe e saktë – të paktën ndërsa astronomët “të mos kapin” anijen me teleskopin e tyre … /Njeshi/
]]>