Pasojë e rreshjeve të pandërprera atmosferike dhe shkrijres së borës në zonat malore si dhe punimeve në shtëpinë e Klorit, nga fillim-Prilli, Uji në burimin e Drinit të bardhë (Radavc) ishte jashtë normave për pije pa u vluar.
Është KRU ‘Hidrodrini’-Zyra për Media që sot ka bërë të ditur se tashmë situata është normalizuar dhe se uji është i pijshëm.
Komunikata e plotë:
KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Qendra – Pejë
Uji në burimin e Drinit të bardhë (Radavc) kthehet në normë- Konsumatorët që furnizohen nga ky burim, mund ta konsumojnë për pije
Konsumatorët të cilët furnizohen nga burimi Drinit të bardhë (Radavc), bazuar në rezultatet e sotme laboratorike që janë pranuar, ujin mund ta shfrytëzojnë për pije.
Bazuar në të dhënat e rezultateve laboratorike, të pranuara sot më 18.04.2025, konsumatorët që furnizohen nga burimi i Drinit të Bardhë (Radavc), i cili furnizon pjesën veri-lindore të qytetit që nga Rrokaqielli dhe fshatrave të Pejës, ku përfshihen edhe Lugu i Leshanit, Lugu i Trestenikut, Jabllanica e madhe dhe e vogël, Novosella, Dubova, Baica, Ozdrimi, Banja e Pejës si dhe fshatrat përreth dhe Vitomerica, rajonet I,II dhe III, ujin mund ta përdorin për pije.
Ekipet e kontrollit janë në monitorim të vazhdueshëm.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/