Zyra për Media e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, ka dalur sot me një komunikatë të rifreskuar për Media, ku njofton opinionin se në burimin e ujit të zi (Radavc), vazhdojnë të paraqiten turbullira dhe se konsumatorët të cilët furnizohen nga ky burim, ujin për pije, duhet të vazhdojnë ta konsumojnë të vluar.
Kompania sqaron se turbullirat janë paraqitur si pasojë e rreshjeve të pandërprera atmosferike dhe shkrijres së borës në zonat malore, ndërsaqë po zhvillohen punime në shtëpinë e Klorit.
Komunikata e plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Qendra – Pejë
Turbullirat në burimin e Drinit të bardhë (Radavc) – Konsumatorët që furnizohen nga ky burim, të VAZHDOJNË që ujin për pije, ta konsumojnë të vluar!
Pasojë e rreshjeve të pandërprera atmosferike dhe shkrijres së borës në zonat malore dhe punimeve në shtëpinë e Klorit, ekipet nga terreni raportojnë për turbullira që vazhdojnë të paraqiten në burimin e Drinit të Bardhë (Radavc), i cili furnizon pjesën veri-lindore të qytetit që nga Rrokaqielli dhe fshatrave të Pejës, ku përfshihen edhe Lugu i Leshanit, Lugu i Trestenikut, Jabllanica e madhe dhe e vogël, Novosella, Dubova, Baica, Ozdrimi, Banja e Pejës si dhe fshatrat përreth dhe Vitomerica, rajonet I,II dhe III.
Ekipet e kontrollit janë në monitorim të vazhdueshëm, ndërsa konsumatorët e rajoneve dhe fshatrave të sipërshënuar rekomandohen që ujin për pije ta konsumojnë të vluar.
Thirrja vlen deri në njoftimin e radhës!’-thuhet në komunikatën e rifreskuar edhe sot Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/
‘PrimoFlex Home’ sot po shënon 6 vjetorin – 15% ZBRITJE në të gjitha artikujt në SHOWROOM