20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Ukraina po heton pothuajse 26,000 krime lufte të dyshuara

Mijëra hetime janë duke u zhvilluar dhe 135 persona janë akuzuar, ka thënë kryeprokurori i Ukrainës për krimet e luftës.

Nga të akuzuarit, rreth 15 janë në paraburgim ukrainas dhe 120 të tjerët mendohet të jenë të lirë.

Juriy Bilousov, kreu i departamentit të krimeve të luftës në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, tha se 13 raste janë dorëzuar në gjykata dhe janë dhënë shtatë vendime, shkruan Sky News.

Në maj, një ushtar rus 21-vjeçar i kapur u bë personi i parë që u dënua për krime lufte në Ukrainë që nga pushtimi.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur.

“Ndonjëherë na kanë pyetur pse ndjekim penalisht oficerë të tillë…oficerë të rangut të ulët. Është vetëm sepse ata janë fizikisht këtu… Nëse gjeneralët do të ishin fizikisht këtu dhe ne do të ishim në gjendje t’i kapnim (ata), ne patjetër do t’i ndiqnim penalisht gjeneralët“, ka thënë Bilousov./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...