Forcat ajrore të Ukrainës kanë bërë të ditur të dielën se kanë sulmuar një urë tjetër në rajonin Kursk të Rusisë.
Pamjet e postuara në kanalin Telegram të një komandanti tregojnë një sulm në një urë në Zvannoe, Kursk, mbi lumin Seym, raporton The Guardian.
Shkatërrimi i infrastrukturës së Ukrainës në zonë besohet të jetë një përpjekje për të penguar linjat e furnizimit ose përforcimet ruse.
“Minus një urë më shumë! Aviacioni i forcave ajrore vazhdon të privojë armikun nga aftësitë e tij logjistike me sulme të sakta ajrore, gjë që ndikon ndjeshëm në rrjedhën e armiqësive”, ka shkruar në Telegram komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Let Mykola Oleshchuk. /Njeshi/