10.2 C
Pec
E diel, 3 Dhjetor, 2023

Ukrainasit hedhin në erë anijen e ushtrisë ruse, e godasin me dron kamikaz – publikohen pamjet e sulmit

Ukrainasit këtë javë, kanë sulmuar në masë të madhe anijet e flotës ruse në Detin e Zi.

Nga sulmet raketore në flotën ruse – që i goditën me raketa Storm Shadow të marra nga Britania e Madhe, ukrainasit i kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtarëve të Kremlinit.

Një video e filmuar nga ajri, shfaq momentin kur droni kamikaz i ukrainasve e godet direkt anijen e ushtrisë ruse që ishte në lëvizje.

Si pasojë e këtij sulmi anija është neutralizuar dhe pas disa sekonda është fundosur. Nga pamjet e kamerës në dron, shihet se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.

Madje edhe copëzat e anijes shihen duke fluturuar kur ndodhë përplasja e dronit, e disa ushtarë rusë përfundojnë në ujë duke notuar.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...