11.2 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Ukrainasit për vizitën e Putinit në qytetin port: Vrasësi i mijëra familjeve të Mariupolit rikthehet në vendin e krimit

Pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në qytetin ukrainas Mariupol, vjen reagimi i parë i Kievit.

Putin vizitoi Mariupolin që është nën kontrollin e plotë të rusëve, dhe që e shkatërruan plotësisht gjatë kësaj lufte të përgjakshme, transmeton Telegrafi.

Mihailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një postim në Twitter ka thënë se krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit, duke aluduar në presidentin rus.

Ai shtoi se “vrasësi i mijëra familjeve të Mariupolit, është kthyer të krenohet me rrënojat e shkaktuar në qytetin e varreve”.

Kujtojmë që Putin mbrëmë qëndroi në Krimenë e aneksuar për të festuar 9-vjetorin e aneksimit, ndërsa sot ishte në qytetin tjetër të Ukrainës – Mariupol që u bë ‘simbol’ i tmerrit dhe krimeve të papara ruse që nga fillimi i luftës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...