18.8 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Një zyrtar ukrainas tha se një sulm me dron u krye në një rafineri të rëndësishme ruse në rajonin Ryazan, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë, pothuajse 500 kilometra larg kufirit ukrainas.

Sulmi i ri ndodhi në një kohë të tensioneve ukrainase me Uashingtonin, i cili thuhet se ka kritikuar sulmet e Kievit ndaj instalimeve energjetike në tokën ruse në muajt e fundit, duke kërkuar që të ndalet. “Droni u përdor për të sulmuar rafinerinë Ryazan”, tha një burim nga shërbimi special ukrainas për AFP.

Mediat lokale raportuan se janë dëgjuar shpërthime dhe se ka rënë zjarr në rafinerinë në pronësi të gjigantit rus të naftës Rosneft, e cila sipas portalit të kompanisë ka një kapacitet prej 17 milionë tonë naftë në vit.

Guvernatori i rajonit, Pavel Malkov ka konfirmuar përmes Telegramit se është kryer një sulm me dron, por nuk ka dhënë detaje të tjera, duke specifikuar se sipas të dhënave paraprake nuk ka viktima.

Qyteti i Ryazan ndodhet rreth 190 kilometra në juglindje të Moskës. Ushtria e Ukrainës, e cila po lufton me forcat ruse, ka shtuar sulmet me dronë në rafineritë dhe objektet e magazinimit të naftës në Rusi në muajt e fundit në një përpjekje për të prishur kapacitetin e saj të prodhimit.

Ndërkohë, Rusia ka vënë në shënjestër sistematikisht objektet e infrastrukturës energjetike në Ukrainës. Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...