Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka reaguar pas raportimeve se koordinatorja e këtij ekipi ka kërkuar të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti.
Përmes një reagimi në Facebook, ekipi i OKB-së në Kosovë ka mohuar se i ka ndalur kontaktet me Qeverinë e Kosovës,
“Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) riafirmon bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm dhe të fortë me Qeverinë e Kosovës. Ne mbetemi të përkushtuar fuqishëm ndaj prioriteteve të zhvillimit të Kosovës dhe e vlerësojmë partneritetin tonë afatgjatë me institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre./Njeshi/