Në ditën e dytë të këtij viti, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta Anton Berisha, bashkëthemelues i ART-së, ish-Ambasador i parë i Kosovës në Slloveni dhe ish-zv/Ministër i jashtëm në Qeverinë Haradinaj.
I ndjeri, ishte bërthamë e LDK-së që nga vitet 90-ta, i ngarkuar me detyra specifike nga presidenti Ibrahim Rugova.
Pak ditë pas vdekjes, djali i tij, Genci, ka ndaër me emocion, rrëfimin e tij me babain, në momentet e rënda kur e kishin kuptuar diagnozën.
Përjetësisht krenar!-ka shkruar Genc Berisha.
Ndryshe, Anton Berisha, u varros në varezat katolike të qytetit të Pejës, me 3 Janar 2025.
Përpos qytetarëve të shumtë, në lamtumirën për të mori pjesë edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-Ministri i Kulturës Astrit Haraqia dhe djali i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, Uka./Njeshi&RADIO 1/