12.1 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

“Unë këto fjalë s’i kam thënë kurrë”: Dëshmitarja serbe tregon si MUP-i serb ia ndryshoi dëshminë për UÇK-në

Stamena Jeliq është dëshmitarja e 94-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkëshorti i saj dyshohet të jetë rrëmbyer nga disa persona në kohën e luftës dhe që nga atëherë, asgjë nuk dihet për fatin e tij.

Në seancën e Gjykatës Speciale, ajo është përballur me disa deklarata të dhëna në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

Dëshmitarja ka treguar se si ia kanë ndryshuar deklaratat në MUP-in serb, duke shtuar fjalë që ajo nuk i ka thënë kurrë.

“A e shihni nënshkrimin tuaj në fund të faqes?”, e pyeti avokatja e Thaçit, Nina Tavakoli.

 

“E shoh por kjo nuk është deklarata ime. Unë e di shumë mirë çka kam thënë, këtë nuk e kam thënë”, u përgjigj dëshmitarja Jeliq, raporton Nacionale.

“A duhet të mendoj se në momentin që keni nënshkruar këtë deklaratë, kjo fjali nuk gjendej?”, pyeti avokatja.

“Saktë nuk kam përmendur fare asnjë fotografi dhe as gjoja që vjehrra më ka thënë mua. Këta emra që janë këtu, nuk është deklarata ime”, tha dëshmitarja më tutje.

Dëshmitarja e pranoi se nuk ka përmendur asnjë emër se kush ia ka rrëmbyer burrin, pasi në dokumentet e MUP-it të Serbisë, figuron se ajo e ka akuzuar Avni Balajn.

“E shoh këtë, por kjo nuk është deklarata ime, dhe këta emra Avni Balaj e të tjerë, nuk janë të miat”, tha dëshmitarja.

Avokatja Tavakoli vazhdoi me pyetje të tjera nga kjo dëshmi e saj për MUP-in e Serbisë./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...