11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

“Unë s’nënshkrova”, Sahatçiu e PDK-së e akuzoi Ramën se tinëz saj nisi prokurimin për digjtalizim në arsim

Koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në kryeqytet dje ka shënuar çarjen më të madhe që prej kur Rama ka marrë kryeqytetin nën udhëheqje.Gjithë përplasja ka dalë në shesh pasi Rama ka shkarkuar drejtorin për Shërbime Publike, Ilirik Musliun, meqë siç ka deklaruar Rama, s’ka pasur përmirësime në menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Këtë nënkryetarja e Komunës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu po e cilëson si një revansh të hapur të Përparim Ramës dhe sipas saj ka të bëjë me qëndrimin e PDK-së ndaj temës së shkëmbimit të pronave në Badovc.

Por Sahatçiu në reagimin e saj ka përmendur edhe një udhër të dhënë nga kryetari Rama për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizimin në arsim pa njohurinë e saj pasi si ushtruese e detyrës së Drejtoreshës së Arsimit thotë se s’kishte pranuar të nënshkruaj një deklaratë disponueshmërie për një proces që sipas saj ishte i mbushur me parregullsi.

“Revanshi i Përparim Ramës ka emër: Badovc. Ilirik Musliu ka qenë motori i qeverisjes së mirë të PDK në Prishtinë. Me Ilirik Musliun, problemi i mbeturinave as nuk ka fillu e as nuk ka pasë mundësi me u mbyll. Ky është problemi më kompleks i Kryeqytetit, e për këtë kemi shumë për të thënë.

Përparim Rama në dhjetor dha urdhër për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizim në arsim pa njohurinë time pasi unë, në cilësinë e U.D. Drejtore e Arsimit, nuk pata pranuar të nënshkruaj deklaratë disponueshmërie për një proces të dëmshëm, pa leje nga ASHI, kundër rekomandimeve të auditorit, me specifika e planifikim buxheti skandaloz. Njejtë, Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë”, ka shkruar ajo.

“Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revansh politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale”, ka shtuar tutje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...