29.9 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Unioni i Turizmit shënoi katër vjetorin e themelimit: Kosova, konkurruese për destinacione turistike

Unioni i Turizmit të Kosovës ka shënuar sot katër-vjetorin e themelimit të saj.

Në cermoni mori pjesë edhe zv/kryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Emilia Rexhepi dhe përfaqësues tjerë qeveritar.

Në mesin e Mirënjohjeve që u ndanë, për punën dhe angazhimin profesional, një e tillë i takoi edhe Besnik Shabit – Drejtor Gjenera i Grand Hotel Resort ‘Belushi’ në Shkrel të Rugovës.

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti tha se themelimi i unionit ka qenë kërkesë e komunitetit.

“Arritëm që për dy vjet të sigurojmë zyrat dhe kështu filluam punën. Hapi i dytë ishte organizata Swiss Contact dhe falënderojë jashtëzakonisht shumë për mbështetje. Pavarësisht gjitha këtyre ne bashkëpunuam me Qeverinë e Kosovës. Jemi të parët qe bëmë një hulumtim për ndikimin e pandemisë Covid-19 tek turizmi, së bashku me Ministrinë e Turizmit”, tha ai.

Gjatë katër viteve, Hoti shtoi se janë certifikuar mbi 50 biznese me vulën “Safe Travels”.

Zëvendësministri i Turizmit, Resul Makreshi tha se Kosova është konkurruese për destinacione turistike.

“Çdo kontribut i dhënë në sektorin e turizmit është kontribut i çmuar për të gjithë ne. Jam i lumtur që Kosova në tri vitet e fundit është bërë destinacion për turizëm. Trendi i rritjes së turizmit në Kosovë ka shënuar rritje. Rritje e vizitorëve të jashtëm me 60 për qind krahasuar me janarin e vitit të kaluar ëahtë lajm i mirë për Kosovën”, u shpreh ai./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...