23 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Universiteti ‘HAXHI ZEKA’ me dinamikë të shtuar drejtë sukseseve edhe në fushën e Ndërkombëtarizimit

Roli i ndërkombëtarizimit të një universiteti është shumëdimensional dhe përfshin disa aspekte kyçe që ndërlidhen ngushtë me përmirësimim e cilësisë së arsimit përmes shkëmbimeve akademike, bashkëpunimeve ndërkombëtare, sjelljes së praktivave më të mira nga vende të tjera, zgjerimit të mundësive për studentët dhe stafin përmes programeve të shkëmbimit dhe partneriteteve me universitete të huaja, me mundësi që studentët dhe stafi akademik të kenë mundësinë të studiojnë, punojnë dhe kryejnë kërkime jashtë vendit. Në këtë dimesion kontributi ndërkombëtarizimit ndërlidhet edhe me diversifikimi i kampusit, rritjen e reputacionit dhe rangimit, përmirësimin e mundësive të kërkimit, përgatitjen e studentëve për tregun global të punës dhe zhvillimin ekonomik lokal e global. Prandaj, procesi i ndërkombëtarizimit në UHZ do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit mikpritës duke tërhequr studentë ndërkombëtarë që investojnë në ekonomi dhe mund të sjellin ide të reja dhe inovacione.

Pikërisht mbi këto baza, nga data 30 deri më 31 maj 2024, Universiteti i Sarajevës ishte mikërpritës i takimit e 8-të të Forumit të Rektorëve të Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Ky bashkëpunim rajonal filloi disa vite më parë, dhe gjatë viteve të fundit, universitetet e Rijekës, Beogradit dhe Lubjanës punuan së bashku për të siguruar punën e suksesshme të Forumit të Rektorëve të Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor si një rrjet kyç i rëndësishëm rajonal i arsimit të lartë. Qëllimi i Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor është të forcojë bashkëpunimin midis universiteteve në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor në fushat e arsimit, kërkimit dhe inovacionit.

Në takimin e Forumit të Rektorëve të Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimorë morën pjesë 54 përfaqësues nga 21 institucione, përfshirë 8 rektorë dhe më shumë se 12 prorektorë. Universiteti “Haxhi Zeka” në këtë forum u përfaqësua personeli menaxherial.

Fjalimi i mirëseardhjes u mbajt nga Prof. Dr. Rifat Škrijelj, Rektor i Universitetit të Sarajevës, i cili theksoi se ndërsa po kalojmë nëpër sfidat dhe mundësitë e shekullit të 21-të, është e domosdoshme që të kemi më shumë dialog ndërkulturor. Ai gjithashtu tha: “Ndërsa ne i drejtohemi sfidave dhe mundësive të shekullit të 21-të, është e domosdoshme që të nxisim një bashkëpunim më të madh midis institucioneve tona. Duke ndarë përvojat, burimet dhe praktikat më të mira, ne mund të ndërtojmë një ekosistem më të fortë dhe më elastik të arsimit të lartë nga i cili përfitojnë të gjithë studentët dhe studiuesit tanë. Unë besoj fort në fuqinë e bashkëpunimit rajonal dhe autonomisë universitare. Universitetet tona kanë potencialin për t’i drejtuar vendet tona drejt një drejtimi më pozitiv dhe progresiv. Ky besim ka udhëhequr përpjekjet e mia gjatë gjithë mandatit tim dhe mbetet një gur themeli i vizionit tim për të ardhmen.”

Gjithashtu u vendos që të zhvillohet një identitet korporativ për Forumin e Rektorëve për Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor dhe që nismat e reja për anëtarësim të diskutohen dhe vendosen në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme në Manastir në shtator.

Universiteti “Haxhi Zeka” është i dedikuar që të thellojë bashkëpunim me institucione të cilat janë pjesë e Forumit të Rektorëve dhe në një të ardhme edhe universiteti “Haxhi Zeka” do të jetë mikëpritës i Forumit të Rektorëve të Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimorë./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...