Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Përmes këtij bashkëpunimi, Universiteti amerikan do të mbështesë ME-në drejt zbatimit të Strategjisë së Energjisë, e cila tashmë është miratuar edhe në Kuvend, përmes përgatitjes së studimeve e hulumtimeve akademike.
Ceremonia e nënshkrimit të memorandumit është mbajtur në ndërtesën qeveritare ndërsa përfaqësuesit e universitetit u pritën nga ministrja Artane Rizvanolli.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj më 16 dhjetor 2022 kishte miratuar Strategjinë për Energjinë 2022-2031. /Njeshi/