7.9 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe “Korporata Devolli” nga sot forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë (FOTO)

Bashkëpunimi me liderin e sektorit privat në Kosovë, shënon një arritje të madhe për Universitetin “Haxhi Zeka” në përgjithësi dhe për perspektivën e të rinjëve të regjionit të Pejës në veçanti.

Universiteti “Haxhi Zeka” do të përgatisë programe studimore enkas për nevojat e Korporatës Devolli, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e aftësive, pasurimin e njohurive dhe punësimin e lehtë të studentëve. Në anën tjetër, Korporata Devolli do të ofrojë mundësi për trajnime praktike dhe punësim për studentët nëpër degët e saj industriale, shërbyese dhe tregtare. Ndërtimi i rrjetit universitet-industri konsiderohet se është mënyra më e mirë për të rritur dhe zgjeruar projektet e inovacionit, kërkimit dhe zhvillimit, nga të cilat përfitojnë studentët, universiteti, industria dhe ekonomia kombëtare.

“Sot për Universitetin ‘Haxhi Zeka’” është ditë historike meqënënshkrimi i kësaj marrëveshjeje me Korporatën Devolli, mbi të gjitha sjellë një frymë të re bashkëpunimi konkret që më parë nuk ka ekzistuar në këtë formë dhe përmbajtje. Ajo çfarë vlen të theksohet për opinionin është fakti se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Universiteti ‘Haxhi Zeka’ drejtpërdrejtë lidhet me biznesin, studentët me punën praktike dhe personeli akademik me mundësitë për të kontribuar në fushën e shkencës përbiznesin. Në anën tjetër, Devolli Corporation, përveç misionit që ka për përgjegjësitë sociale në shoqëri, i ndihmon dhe i asiston institucionit tonë në rrugën e orientuar kah profilizimi drejt një universiteti më modern që përgatit dhe diplomon kuadro me kualifikime specifike, që ata të bëhen ndërmarrës të aftë”, ka thënë rektori Armand Krasniqi pas nënshkrimit të marrëveshjes bashkë me përfaqësuesin e Korporatës Devolli, Barlet Imami.

Mbi parimin e mirëbesimit, marrëveshja synon përforcimin e bashkëpunimit për shkëmbim të ekspertizës, përvojës dhe mbështetjen e ndërsjellë për zhvillim dhe avancim të veprimtarive të tyre, përkatësisht në: zhvillimin e përbashkët të programeve të studimit me fokus tregun e punës dhe ekonominë; kryerjen e punëve praktike të studentëve dhe personelit akademik në Korporatën Devolli; hartimin e projekteve me interes të ndërsjellë; angazhimin për krijimin dhe avancimin e projektit “Forumi për Zhvillim Ekonomik Rajonal” në bashkëpunim me pesë komunat e regjionit të Pejës;  promovimin e partneritetituniversitet-industri në media dhe aktivitete publike; punësimin e studentëve që demonstrojnë aftësi në punën praktike; realizimin e aktiviteteve të tjera me interes të përbashkët (trajnime, seminare, konferenca, etj).

Imami u  shpreh i kënaqur me arritjën e këtij memorandumi bashkëpunimi dhe zotohet për implementimin praktik të tij.

“Marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin “Haxhi Zeka” rrjedhë si vazhdimësi e mbështetjtës paraprake që korporata jonë ka kontribuar në zhvillimin, fuqizimin dhe ngritjen e studentëve të dalluar të cilët i ka mbështetur përmes bursave si brenda vendit ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë ai./Njeshi/
     

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...