Kori i Universitetit Haxhi Zeka (UHZ) mori pjesë në garat internacionale. Kori i UHZ, në veçanti, kori i Fakultetit të Arteve me udhëheqës Prof. asoc Hysen Nimani dhe Prof. ass Adelina Paloja, së bashku me 43 studentë, përfaqësuan Universitetin Haxhi Zeka me dinjitet në këtë garë. Ku morën pjesë 11 kore internacionale nga e gjithë bota, ky event u mbajt në Kishën Ortodokse st. Chrysogonus në Zara të Kroacisë.
Fakulteti i Arteve triumfon ndër tre vendet e para të Koreve fituese në finalen e Garave Internacionale të Koreve Profesionale në Zadar, Kroaci, për Vitin 2023
Kori është një shembull frymëzues për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e artit për të ndryshuar botën dhe për të shpërfaqur një pikëpamje unike nëpërmjet imazheve dhe ekspresionit artistik, u shpreh Prof. Ass Hysen Nimani në Lidhje direkte për “Radio1” nga Zara të Kroacis.


Shpërblimi i mar finalen e madhe me vend të tretë në garat në Zarë në Kroaci do të mbetet një kapitull i madh në historinë e Fakultetit të Arteve në paraqitjen e tyre të parë në garë internacionale korale dhe triumfin me rezultatin e aspiruar me në krye Dirigjentin Prof.Asoc Hysen Nimani, i cili me një punë kolosale vendosi Kosovën ndër shtetet fituese, duke fituar jo vetëm zemrat e publikut por edhe jurisë e cila përbëhej nga emra eminentë të fushës vokale korale.
Kori është një shembull frymëzues për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e artit për të ndryshuar botën dhe për të shpërfaqur një pikëpamje të unikë nëpërmjet imazheve dhe ekspresionit artistik./Njeshi/
