13.2 C
Pec
E shtunë, 12 Tetor, 2024

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” NGRITË STANDARTET AKADEMIKE: KONFERENCAT E MËDHA NDËRKOMBËTARE TË “ISRES” NË PEJË NË KORRIK 2025

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rëndësi strategjike me Shoqatën Ndërkombëtare për Kërkime në Arsim dhe Shkencë (ISRES), me seli në Konya, Turqi. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Universiteti “Haxhi Zeka” do të jetë mikpritës i tri konferencave ndërkombëtare të rëndësishme, që do të zhvillohen njëkohësisht në kampusin e këtij institucioni nga 10 deri më 13 korrik 2025, duke e vendosur Pejën në qendër të aktiviteteve akademike.

Kjo iniciativë vlerësohet si një moment kyç për universitetin “Haxhi Zeka” duke e pozicionuar si një qendër akademike me ndikim të konsiderueshëm ndërkombëtar. Sjellja e studiuesve dhe ekspertëve të njohur nga e gjithë bota në Pejë, jo vetëm që do të rrisë kapacitetet kërkimore dhe akademike të universitetit “Haxhi Zeka”, por do ta vendosë të në ballë të zhvillimeve globale shkencore. Si një institucion i përkushtuar ndaj përparimit të dijes, kjo ngjarje do të fuqizojë më tej rolin e këtij institucioni në promovimin e shkencës, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në shoqëri.

Marrëveshja e arritur nga universiteti “Haxhi Zeka” nuk është thjesht një mundësi për zhvillim të mëtejshëm të universitetit, por një hap i madh drejt forcimit të lidhjeve ndërkombëtare dhe ndarjes së dijes ndërkulturore. Universiteti “Haxhi Zeka” do të konsolidojë statusin e tij si një pikë referimi për kërkime shkencore dhe organizimin e konferencave dhe aktiviteteve shkencore që formësojnë të ardhmen e shkencës dhe arsimimit, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin akademik dhe shoqëror të Kosovës dhe më gjerë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...