0.4 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Universiteti “Haxhi Zeka”: Një Histori suksesi në renditjet Ndërkombëtare – Përparim i jashtëzakonshëm prej 5,027 pozitash në vetëm 4 Vite!

Universiteti “Haxhi Zeka” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në renditjen ndërkombëtare Webometrics, duke dëshmuar përparime të vazhdueshme që pasqyrojnë përkushtimin e tij ndaj cilësisë akademike dhe zhvillimit institucional.

Gjatë periudhës 2021-2025, Universiteti “Haxhi Zeka” ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, duke kaluar nga pozita e 15,737 në vitin 2021 në pozitën 10,710 në vitin 2025. Ky përmirësim prej 5,027 pozitash, që përfaqëson një rritje prej 32%, është rezultat i një pune të koordinuar, angazhimit të stafit akademik dhe menaxhimit efektiv të burimeve për zhvillim të qëndrueshëm.

Ky sukses nuk ka qenë rastësor, por rezultat i implementimit të strategjive të qarta për zhvillim. Universiteti “Haxhi Zeka” ka forcuar hulumtimet shkencore, ka përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe ka rritur ndërkombëtarizimin e programeve akademike. Investimet në infrastrukturën teknologjike, dixhitalizimi i proceseve dhe përmirësimi i burimeve për studentët dhe stafin kanë qenë disa nga shtyllat kryesore që kanë kontribuar në rritjen e dukshmërisë së universitetit në arenën ndërkombëtare.

Një nga komponentët kyç të këtij suksesi ka qenë mbështetja e vazhdueshme ndaj stafit akademik për publikime shkencore në revista me faktor të lartë ndikimi. Universiteti “Haxhi Zeka” ka implementuar rregullore që inkurajojnë publikimin shkencor, përfshirë financimin e pjesëmarrjes në konferenca dhe përkrahjen për publikime në revista kredibile.

Si rezultat, numri i publikimeve shkencore dhe citimeve janë shumëfishuar, duke ndikuar pozitivisht në indikatorin “Impact” të Webometrics.

Universiteti “Haxhi Zeka” ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me universitete të shumta në Europë dhe më gjerë. Gjatë kësaj periudhe, shkëmbimet studentore dhe të stafit janë rritur ndjeshëm, ndërsa projektet e përbashkëta dhe programet si Erasmus+ kanë forcuar prezencën ndërkombëtare të universitetit. Përmirësimi i prezencës dixhitale ka qenë një faktor vendimtar në këtë sukses.

Universiteti “Haxhi Zeka” ka optimizuar faqen zyrtare të internetit, duke e bërë më të aksesueshme dhe më informuese për publikun. Aktivitetet dhe arritjet e universitetit janë promovuar rregullisht në rrjetet sociale, duke rritur ndjeshëm angazhimin dhe vizibilitetin online.

Ky angazhim ka ndikuar drejtpërdrejt në indikatorin “Presence” të Webometrics. Universiteti “Haxhi Zeka” ka bërë hapa të rëndësishëm për të zgjeruar qasjen e hapur ndaj burimeve akademike. Libraritë dhe arkivat dixhitale janë përmirësuar, duke u bërë më të aksesueshme për studentët, stafin dhe publikun e gjerë. Ky angazhim për transparencë dhe shpërndarje të lirë të burimeve ka ndihmuar në përmirësimin e indikatorit “Openness” të renditjes.

Progresi i Universitetit “Haxhi Zeka” në renditjen Webometrics është dëshmi e qartë e përkushtimit të palëkundur për të avancuar cilësinë akademike dhe pozicionin e tij si një lider në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon. Me fokus të qartë në inovacion, ndërkombëtarizim dhe zhvillim të qëndrueshëm, universiteti po ecën me hapa të sigurt drejt konsolidimit të statusit të tij në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare./Njeshi&RADIO 1/

Potpuria 2025 e Vëllaznim Latës, vie edhe si video-realizim muzikor-shikim të këndshëm

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...