4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” PJESË E PROJEKTIT NDËRKOMBËTAR E-LE.G.A.N.T.S

Universiteti “Haxhi Zeka” ndër aktivitetet dhe projektet të tjera ndërkombëtare është partner edhe në projektin inovativ E-le.G.A.N.T.S.( https://elegantsproject.eu/), një nismë ndërkombëtare e financuar nga Bashkimi Europian që synon fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë (IAL) në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën, për zhvillim social dhe ekonomik. Objektivi kryesor i projektit është rritja e kapacitetit inovativ të studentëve që studiojnë në fushat e kulturës dhe arteve, duke i ndihmuar ata të krijojnë dhe zbatojnë ndërmarrje të qëndrueshme dhe të ekonomisë rrethore. Projekti do të përmirësojë aftësitë mësimore të pedagogëve tanë, duke përforcuar gjithashtu aftësitë digjitale, ato të gjelbra dhe sipërmarrëse. Përmes trajnimeve dhe mjeteve të reja teknologjike, projekti synon të fuqizojë edhe më tej aftësitë praktike të studentëve në mënyrë që t’i shndërrojnë ato në mundësi punësimi, për të kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe social.

Ky projekt ka përmirësuar lidhjet mes akademisë, kulturës, artit, kërkimit dhe tregut të punës për të mbështetur studentët tanë dhe për të ndihmuar në rritjen e kapacitetit inovativ të tyre. Gjatë implementimit të projektit studentët e universitetit “Haxhi Zeka”, jo vetëm kanë mësuar mbi ndërmarrësisë në fushën e kulturës dhe arteve por gjithashtu janë përgatitur për hartimin e biznes planeve dhe ideve biznesore. Për të arritur këtë një sërë kursesh janë organizuar nga projekti E-le.G.A.N.T.S.

E-le.G.A.N.T.S. mbështet gjithashtu bashkëpunimin strategjik evropian në fushën e arsimit dhe trajnimit, duke i mundësuar Universitetit “Haxhi Zeka” dhe partnerëve të tij të rrisin cilësinë dhe relevancën e aktiviteteve të tyre. Ky bashkëpunim ka forcuar rrjetin e partnerëve, të operojë në nivel transnacional dhe të ndërkombëtarizojë aktivitetet e tij, përmes shkëmbimit të praktikave të reja dhe metodave inovative.

Përfshirja e Universitetit Haxhi Zeka në projektin E-le.G.A.N.T.S. dëshmon përkushtimin ndaj përgatitjes së studentëve për tregun modern të punës, duke u mundësuar aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e së ardhmes në fushën e kulturës dhe arteve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...