8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Universiteti i Pejës e largon pa paralajmërim nga puna një asistente!

Ka një javë që dera e Fakultetit Juridik të Universitetit të Pejës është mbyllur për Redona Gaxherrin nga Juniku, e cila ishte asistente për Lëndë Civile.

Ajo ka studiuar Juridikun dhe thotë se pa paralajmërim, pa vendim zyrtar dhe vetëm nëpërmjet telefonit, u njoftua se më nuk është pjesë e stafit akademik, raporton KTV.

Ajo po e fajëson Dekanatin se bëri shkelje ligjore kur e largoi nga puna, shkaku se sipas saj, kontratën si asistente të angazhuar e ka valide deri në muajin qershor.

Ish- asistentja thotë se as edhe një arsye e vetme nuk iu dha pse u largua.

Rastin tashmë e ka paraqitur në Inspektoratin e Punës, duke konsideruar se i është bërë e padrejtë dhe se, sipas saj, Fakulteti shkeli Ligjin e Punës.

Rektori Fadil Millaku thotë se nuk e di saktë pse asistentja është larguar nga puna, por sipas tij, mund të jetë që ka mungesë të studentëve dhe ajo nuk ka pasur orë të mjaftueshme.

Në këto raste, Fadil Millaku tregon se Dekanati, përmes Këshillit Drejtues, ka të drejtë të vendosë për ndërprerjen e kontratës.

Megjithëkëtë, Redona Gaxherri, tregon se studentë dhe orë të mjaftueshme ka pasur, sepse në ditën e njëjtë që ajo u njoftua se nuk është më pjesë e fakultetit, një tjetër person është angazhuar në pozitën e saj. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...