5.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për studime të doktoratës

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për studime të doktoratës për vitin akademik 2024/’25.

Në konkurs do të pranohen 22 studentë, në pesë programe studimore të katër fakulteteve.

Kandidatët mund të konkurrojnë për nga një program të Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe dy programe të Fakultetit të Filologjisë.

Konkursi për studimet e doktoratës do të jetë i hapur nga 30 dhjetori 2024 deri më 15 janar 2025. Informatat e detajuara për konkursin mund t’i lexoni këtu.

Për shpalljen e konkursit të studimeve të doktoratës u vendos në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës, të mbajtur më 23 dhjetor 2024.

Në të njëjtën mbledhje, u bë e ditur se nga viti i ardhshëm testet e gjuhës angleze për kandidatët e studimeve të doktoratës do të jenë të pranuara ndërkombëtarisht.

Konkursi i radhës i studimeve të doktoratës në Universitetin e Prishtinës është paraparë të shpallet në pranverën e vitit 2025.

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh, më i vjetër dhe më i suksesshëm në Kosovë dhe i rendituri më së larti nga të gjitha universitetet e hapësirave ku jetojnë shqiptarët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...