27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

UNRWA: Fëmijët në Gaza shpenzojnë deri në tetë orë në ditë duke siguruar ujë dhe ushqim

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka thënë se fëmijët në Gaza kalojnë gjashtë deri në tetë orë në ditë duke siguruar ujë dhe ushqim.

Kjo agjenci tha se teksa sigurojnë ujë e ushqim, ata bartin pesha të rënda, duke ecur në distanca të gjata.

“Objektet sanitare dhe infrastruktura janë komprometuar rëndë, duke detyruar mijëra familje të mbështeten në ujin e detit për t’u larë, pastruar dhe madje edhe për të pirë”, tha tutje agjencia.

UNRWA gjithashtu ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për armëpushim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...